News

Këshilli Koordinues për Diasporën dhe çmimi Ambsadori i Kombit

Rekomandime rreth Këshillit Koordinues për Diasporën dhe çmimi Ambsadori i Kombit, dërguar z.Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën, Republika e Shqipërisë.

Vendimet e miratuara së fundmi nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë lidhur me zgjedhjen e përfaqësueseve të Këshillit Koordinues të Diasporës dhe mbi kriteret e mënyrën e ndarjessë çmimit “Ambasador i Kombit”, ishin arsyet e organizimit të një bashkëbisedimi virtual(26.06.2018) në mes të Diasporës dhe Ministrit të Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majkon.

Germin, si ndërmjetësues i këtij takimi, ftoi 15 pjesëtarë nga komunitet e Diasporës, të cilët vinin nga 10 shtete të ndryshme të Botës si: ShBA, Kanada, Turqi, Gjermani, Zvicër, Greqi, Itali, Britani e Madhe, Francë dhe Spanjë.

Përballë një paneli divers nga diaspora, Ministri Majko u përgjigj dhe dha sqarime për pyetjet dhe kërkesat që pjesëtarët patën për këto dy tema, por edhe për të tjera si vota e diasporës, rrjeti i bizneseve në Diasporë, angazhimi i Diasporës në diplomaci & lobim dhe për Samitin e Diasporës 2.0.

Për të lexuar rekomandimet e plota, ju lutem klikoni KËTU.

latest

Related News

Explore the latest developments, initiatives, and discussions shaping advocacy and diplomacy within the diaspora community.
News

On October 17, a special evening will be organized in New York City to support OriginAL, a program dedicated to