Programet
Rinia & Edukimi
Reth Programit
Angazhimi i të rinjve nga diaspora dhe Kosova në programe arsimore është thelbësor për të adresuar mospërputhjen midis kualifikimeve të të rinjve dhe kërkesave të tregut të punës në Kosovë. Shumë studentë diplomohen pa fituar aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në tregun e sotëm të punës. Për të kapërcyer këtë boshllëk, nevojitet një partneritet publik-privat, dhe Germin beson fuqishem që mund të udhëheq këto përpjekje. Duke shfrytëzuar teknologjitë bashkëkohore të informacionit dhe platformat e bashkëpunimit virtual, Germin ndihmon të rinjtë të pajisen me aftësitë e nevojshme për të arritur sukses.

OriginAL është një program që ofron një tur edukativ dhe kulturor për të rinjtë e diasporës shqiptare në vendet e tyre të origjinës. Ky program përfshin përvoja vullnetare dhe ka si qëllim të motivojë pjesëmarrësit të zbulojnë dhe lidhen me rrënjët e tyre. OriginAL është një program i pavarur, i nisur në vitin 2022 nga GERMIN dhe Global Albanians Foundation, me synime shumë ambicioze për të ndryshuar mënyrën se si brezat e rinj të diasporës e perceptojnë vendin e tyre të origjinës.
Një tjetër iniciativë është projekti i UNICEF-it "Avancimi i partneritetit me diasporën për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë", i cili siguroi praktika të paguara për 50 të rinj në 21 kompani të diasporës. Germin gjithashtu bashkëpunoi me Agjencinë Gjermane për Zhvillim (GIZ) për të angazhuar profesionistë të diasporës shqiptare në angazhime afatshkurtra në vendet e tyre përmes platformës Engaging Diaspora Professionals.

Përmes këtyre përpjekjeve, Germin krijon lidhje mes të rinjve të diasporës dhe vendeve të tyre të origjinës, duke siguruar që aftësitë dhe përvoja e fituar jashtë vendit të investohen në vendlindje, duke kontribuar në një forcë punëtore më të fortë dhe më të kualifikuar për të ardhmen.
Brenda Programit
Projektet
Fuqizimi i brezit të ardhshëm përmes iniciativave edukative, mentorimit dhe programeve për zhvillimin e aftësive që nxisin zhvillimin e rinisë dhe promovojnë progresin afatgjatë shoqëror.
Kjo iniciativë ka për qëllim lidhjen e rinisë së diasporës shqiptare të brezit të dytë dhe të tretë (mosha 18-24) me trashëgiminë e tyre kulturore dhe forcimin e lidhjeve afatgjata me Shqipërinë dhe Kosovën.

Qëllimet:

Ofrimi i një eksperiencë edukative dhe kulturore për të rinjtë shqiptarë.
Forcimi i lidhjeve ndërmjet rinisë së diasporës dhe vendeve të tyre të origjinës.
Rritja e programit, duke synuar qindra dhe pastaj mijëra pjesëmarrës në vitet që vijnë.

Aktivitete kryesore:
Organizohet një udhëtim dy-javor për të rinjtë e diasporës në Shqipëri dhe Kosovë.
Aktivitetet kulturore, shkëmbime edukative dhe projekte vullnetarizmi.
Ky projekt ka për qëllim angazhimin e profesionistëve dhe bizneseve të diasporës për të mentoruar dhe ofruar mundësi praktike për të rinjtë në Kosovë.

Qëllimet:

Ofrimi i mundësive për praktika të paguara për 50 të rinj (mosha 16-24 vjeç) në Kosovë.
Promovimi i angazhimit të diasporës në axhendën për rininë në Kosovë.
Mbështetje për zhvillimin profesional të rinisë në Kosovë përmes mentorimit dhe transferimit të aftësive.
Aktivitete kryesore:

Vendosja e mundësive për praktika të paguara në 21 kompani të diasporës.
Programet e mentorimit, trajnime dhe bashkëpunim direkt mes profesionistëve të diasporës dhe rinisë vendase.

Financuar nga: Programi i UNICEF-it në Kosovë.
Ky projekt ka për qëllim lidhjen e profesionistëve të kualifikuar të diasporës me institucione në Kosovë dhe Shqipëri për të kontribuar në zhvillimin lokal.

Qëllimet:
Përshtatja e aftësive të profesionistëve të diasporës me nevojat e institucioneve në Kosovë dhe Shqipëri për angazhime afatshkurtra.
Rritja e ndërgjegjësimit për mundësitë e bashkëpunimit me diasporën.

Aktivitete kryesore:
Punëtori dhe takime me studentë shqiptarë dhe profesionistë të diasporës në Gjermani.
Punëtori bashkëpunuese me OJQ-të nga Shqipëria dhe Kosova për të diskutuar angazhimin e diasporës.

Financuar nga: Agjencia Gjermane për Zhvillim (GIZ).
Ky projekt ka për qëllim lidhjen e profesionistëve të rinj nga diaspora me kolegët e tyre në Kosovë për të krijuar zgjidhje për rritjen lokale ekonomike.

Objektivat:
Lidhja e rinisë së diasporës me trashëgiminë dhe komunitetet lokale.
Promovimi i shkëmbimit profesional, transferimit të njohurive dhe ndarjes së teknologjisë midis Kosovës dhe profesionistëve të diasporës.
Nxitja e rritjes ekonomike lokale përmes iniciativave bashkëpunuese.

Aktivitete kryesore:
Një hackathon 5-ditor që bashkoi 50 profesionistë të rinj (26 nga Kosova, 22 nga diaspora) për të bashkëpunuar në projekte ekonomike lokale.
Përzgjedhja e gjashtë iniciativave fituese që morën grante të vogla për zbatim.
Trajnime ndihmëse për zbatimin e projekteve.

Financuar nga: GIZ (Agjencia Gjermane për Zhvillim).
Ky projekt synon të angazhojë profesionistë të diasporës me përvojë të lartë për t’u ofruar njohuri dhe aftësi nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë, duke mbështetur zhvillimin e karrierës dhe udhëheqësisë.

Objektivat:
Të fuqizojë brezin e ardhshëm të liderëve në Kosovë përmes diskutimeve dhe punëtorive interaktive.
Të ofrojë udhëzime për karrierë dhe zhvillim të aftësive të buta për nxënësit e shkollave të mesme.
Të forcojë sektorin arsimor përmes njohurive dhe ekspertizës së profesionistëve të diasporës.

Aktivitete Kryesore:
Ligjërata dhe punëtori në shkolla të mesme në Kosovë mbi tema si udhëzimi për karrierë, udhëheqësia dhe zhvillimi personal.
Ligjërata virtuale mbi tema si "Arritja e suksesit në jetë", "Arsimimi dhe aftësitë e buta", dhe "Si të bëhesh dizajner grafik në një botë të lidhur".
Ky projekt ka për qëllim ndërtimin e një rrjeti global të rinisë shqiptare (mosha 14-22 vjeç) që nxit ndryshimin pozitiv dhe kontribuon në zhvillimin e vendeve të tyre të origjinës dhe vendeve ku jetojnë.

Objektivat:
Lidhjen e rinisë shqiptare në mbarë botën për të krijuar një komunitet mbështetës për zhvillimin kulturor, personal dhe profesional.
Të ndikojë në politikat dhe avokimin e rinisë në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.
Lehtësimin e shkëmbimit të ideve, aftësive dhe njohurive për të mbështetur iniciativa lokale dhe ndërkombëtare.

Aktivitete Kryesore:
Organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare dhe lokale për lidhje, diskutime dhe bashkëpunime.
Mbështetje për organizatat dhe iniciativat rinore shqiptare përmes programeve të ndihmës për kapacitetin.
Avokimi për çështjet e rinisë në vendet e origjinës dhe në institucionet ndërkombëtare.
Të fundit
Lajme të ngjashme
Qëndroni të informuar për zhvillimet më të fundit, iniciativa dhe histori që ndikojnë në fuqizimin e rinisë, arsimimin dhe të ardhmen e brezave të rinj në diasporë dhe më gjerë.
IBAS: Nga Një Ide Inovative në Një Lider të Tregut Financiar
Kur Gazmend Selmani nisi rrugëtimin për të themeluar IBAS, ai kishte një vizion të qartë: të krijojë një institucion financiar që jo vetëm do të modernizonte shërbimet e pagesave dhe investimeve, por do të ndryshonte mënyrën se si njerëzit dhe bizneset i menaxhojnë financat e tyre. Si nevojë e kohës, duke parë boshllëqet në treg dhe potencialin e madh për inovacion, ai dhe ekipi i tij ndërtuan një platformë që sot ka rritjen më të madhe dhe të qëndrueshme në tregun e fintech.   IBAS SI ZGJIDHJE E NEVOJAVE TË TREGUT   Në një kohë kur tregu financiar në Kosovë kishte mungesë të zgjidhjeve digjitale të avancuara, IBAS u krijua për të ofruar një platformë gjithëpërfshirëse që i shërben individëve dhe bizneseve. Me shërbime që përfshijnë pagesat, transferet e parasë, kreditë, mbitërheqjet dhe modelin inovativ “Buy Now, Pay Later”, IBAS është platforma me ofertën më të llojllojshme në treg. Për më tepër, ofrimi i këshillimit për investime në instrumente financiare në tregjet e rregulluara e bën atë një opsion unik jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.   Megjithatë, sfidat e shumta për një institucion të tillë ekipi i IBAS i shndërruan në pasion për t’i zgjidhur shpejtë e me lehtësi.    NGA RRITJA LOKALE TEK AMBICIET NDËRKOMBËTARE   Në pak vite, IBAS u bë institucioni i parë i parasë elektronike në Kosovë dhe arriti të fitojë mbi 40,000 klientë në Kosovë. Përmes një kombinimi të teknologjisë së avancuar dhe përkushtimit ndaj shërbimit ndaj klientit, IBAS kontribuon në ekosistemin financiar me një qasje që i jep përdoruesve fleksibilitet dhe siguri.   Performanca e IBAS është mbresëlënëse: me një rritje mesatare të të ardhurave prej mbi 138% gjatë tre viteve të fundit, kompania ka tejkaluar shumë institucione financiare të ngjashme, madje edhe disa që vlerësohen në miliarda dollarë (Revolut, Monzo, Starling, N26, Klarna, etj.) duke shënuar rritje të jashtëzakonshme të vlerës, deri në mbi 400 herë më shumë se investimi i tyre fillestar. Rritja eksponenciale e IBAS, sidomos duke pasur parasysh fillimet në një treg relativisht të vogël, paraqet mundësi të jashtëzakonshme për investitorë.    Për këta të fundit, IBAS ka shkuar një hap më tej në krijimin e një lehtësie ligjore, duke u themeluar IBAS në Mbretërinë e Bashkuar, një nga vendet me infrastrukturën më të avancuar në botë në tregjet financiare.    ÇFARË PRITET NË VAZHDIM NGA IBAS?   Për të adresuar këtë kërkesë dhe për të zgjeruar më tej operacionet, IBAS vendosi të hapte një cikël fillestar investimesh përmes CrowdCube, platforma e njohur dhe e licencuar për investime në Mbretërinë e Bashkuar.    Fillimisht, IBAS synoi të siguronte 1 milion euro, por brenda një kohe të shkurtër, pa e publikuar thirrjen finale, arriti të mbyllë 61% të kësaj shume. Për shkak të interesit të lartë të publikut, kompania vendosi të rrisë shumën e synuar në 1.25 milion euro. Me këto fonde, IBAS planifikon të zgjerojë aktivitetet në Kosovë dhe të përgatitet për serinë A të investimeve, ku vlera e investimeve do të jetë dukshëm më e lartë. Objektivi kryesor është hyrja në tregun evropian (EEA) dhe përgatitja për IPO në bursën e Londrës ose Nasdaq.    HISTORI SUKSESI: NGA KLIENTËT TEK INVESTITORËT   Një nga treguesit më të mirë të suksesit të IBAS është ndikimi që ka pasur tek klientët dhe investitorët. IBAS filloi si një vizion në letër, por investitorët e hershëm besuan ne te dhe e trajtuan si një mundësi të sigurt për sukses. Tani, të gjithë investitorët aktualë shohin rritje të vazhdueshme të vlerës së kapitalit të tyre, një trend që me shumë gjasë do përcillet nga viti në vit. Grafikonët e performancës së IBAS vazhdojnë të jenë në rritje, duke e vendosur kompaninë në një pozicion të fortë për të arritur objektivat e saj të mëdha.    Një moment kyç për IBAS ka qenë konsolidimi i reputacionit si një institucion financiar inovativ dhe i besueshëm. Duke ofruar zgjidhje të personalizuara për nevojat e klientëve dhe duke siguruar që çdo shërbim të jetë transparent dhe i mbrojtur nga rregulloret ndërkombëtare, IBAS ka krijuar një bazë solide për suksesin e radhës.   IBAS nuk e sheh suksesin vetëm në terma të rritjes financiare, por edhe në ndikimin e tij në industrinë financiare, respekitivisht sektorin e FinTech. Pas këtij cikli fillestar të investimeve, kompania do të fokusohet në:   Zgjerimin e shërbimeve në tregun kosovar, duke forcuar pozicionin e tij si lider në këtë industri. Përgatitjen për serinë A të investimeve, që do të sigurojë kapital shtesë për zgjerim në tregjet ndërkombëtare. Rritjen e numrit të klientëve dhe profitabilitetit, për të garantuar IPO të suksesshme në Londër ose Nasdaq.   NJË MODEL PËR SUKSESIN NË FINTECH   Historia e IBAS është një dëshmi e fuqisë së vizionit, inovacionit dhe menaxhimit të duhur. Siç thekson vetë Gazmend Selmani: “IBAS është i përkushtuar të sigurojë që grafiku i kthimit të investimeve të ndjekë të njëjtën trajektore siç është ai i rritjes së të hyrave, duke u krahasuar me standardet e vendosura nga liderët e industrisë si Revolut, Monzo, Starling, N26 dhe Klarna.”    IBAS ka dëshmuar se, me strategjinë dhe përkushtimin e duhur, çdo synim mund të arrihet. Me hapa të qartë drejt zgjerimit dhe një plan të mirëpërcaktuar për listim në bursë, IBAS po ndërton të ardhmen e tij si një emër i fuqishëm në industrinë globale të FinTech.
Date: 27/03/2025
0 Views