BLERINË UKSHINI

Menaxhere e Projekteve

Blerina Ukshini përfundoi studimet bachelor në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës në vitin 2015 dhe aktualisht po përfundon studimet master në Integrim Evropian dhe Administratë Publike në Universitetin e Prishtinës.

Ajo filloi karrierën në vitin 2016 me punë vullnetare në Slloveni përmes programit Erasmus+. Pas kthimit në Kosovë, vazhdoi aktivizmin në shoqërinë civile. Për pesë vjet punoi në Institutin për Demokraci dhe Zhvillim. Fokus kryesor i saj ishte te zgjedhjet dhe partitë politike, përfaqësimi i grave në politikë, përfshirja e të rinjve në marrjen e vendimeve dhe rritja e aksesit të grave në tregun e punës.

Blerina ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme me organizata ndërkombëtare që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. Ajo është autore e një punimi dhe disa kolumnash për media dhe organizata lokale.

Ajo u bashkua me ekipin e Germin në janar 2022 në pozicionin e Menaxheres së Projekteve.

Bashke-krijojmë të ardhmen.

TAKONI EKIPIN

Ekipi ynë është i përbërë nga individë të angazhuar që punojnë për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.