LIRIM KRASNIQI

Bashkëdrejtor Ekzekutiv

Lirim Krasniqi mban një master / specializim në Politikë Krahasuese dhe Ekonomi Politike nga Central European University (CEU) në Vjenë, Austri. Krasniqi është një studiues i politikave dhe analist politikash me përvojë të qëndrueshme në sektorin e shoqërisë civile.

Ai është i fokusuar në Migrim, Zhvillim dhe Diasporë, dhe ka hartuar disa analiza politikash, policy brief-e dhe artikuj mbi këto tema.

Ai është i angazhuar me GERMIN që nga viti 2018, fillimisht si Analist Politikash dhe Menaxher Projektesh në fushën e Migrimit dhe Angazhimit Ekonomik të Diasporës, dhe që nga marsi i vitit 2020, ai është bashkëdrejtor i organizatës.

Krasniqi ka kontribuar gjithashtu në disa projekte kërkimore në fushën e migrimit dhe diasporës, duke punuar me organizata të ndryshme lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Bashke-krijojmë të ardhmen.

TAKONI EKIPIN

Ekipi ynë është i përbërë nga individë të angazhuar që punojnë për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.