Sihana Bejtullahu

Bashkëdrejtor Ekzekutiv

Sihana Bejtullahu, mban një Diplomë Master në Psikologji Shkollore dhe Këshillim, dhe sjell mbi një dekadë përvojë në Organizata të Shoqërisë Civile (OSC). Me specializim në menaxhimin e projekteve, ajo fokusohet në diasporë, avokim, fuqizimin e të rinjve dhe grave, si dhe edukimin joformal.

Që nga viti 2019, Sihana është angazhuar me GERMIN, fillimisht si Drejtuese e Programit për Angazhimin e Profesionalistëve të Diasporës dhe të Rinjve. Që nga marsi i vitit 2020, ajo shërben si Bashkëdrejtore Ekzekutive, duke kontribuar në aspekte të ndryshme të punës së GERMIN-it, përfshirë sigurimin e fondeve dhe bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare donatore. Përkushtimi i Sihanës ndaj misionit të GERMIN-it ka një rol të rëndësishëm në ndikimin që ka organizata në komunitet.

Bejtullahu ka përvojë në projekte që shtrihen në Kosovë, rajon dhe më gjerë, duke përfshirë bashkëpunime në migrim dhe diasporë me organizata të ndryshme lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Bashke-krijojmë të ardhmen.

TAKONI EKIPIN

Ekipi ynë është i përbërë nga individë të angazhuar që punojnë për të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri.